Ndërlidhjet

Pistorius do të dërgohet në arrest shtëpiak


Oscar Pistorius
Oscar Pistorius

Oscar Pistorius do të lirohet me kusht më 20 tetor.

Ky vendim vjen rreth një vit pasi atleti olimpik është dënuar me pesë vjet burgim për vrasjen e së dashurës së tij, Reeva Steenkamp.

Departamenti i Shërbimeve Korrektuese në Afrikën e Jugut ka thënë sot se Pistorius do të vendoset në arrest shtëpiak nga data 20 tetor.

Pistorius ndodhet në burg në Pretoria.

Sipas ligjit të Afrikës së Jugut, një i dënuar me pesë ose më pak vjet burgim mund të lirohet me kusht pasi shërben një të gjashtën e dënimit.

XS
SM
MD
LG