Ndërlidhjet

Obama: 9,800 forca amerikane mbeten në Afganistan


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka bërë të ditur se një forcë prej 9,800 ushtarësh amerikanë në Afganistan, do të mbetet atje deri në fund të vitit 2016 dhe se nuk do të tërhiqet gradualisht, ashtu siç ka qenë e paraparë më herët.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Obama ka thënë se misioni i forcave amerikane “nuk do të ndryshojë” dhe se ato do të vazhojnë të trajnojnë forcat afgane të sigurisë dhe të mbështesin operacionet kundër terrorizmit në Afganistan.

Obama ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë të mbajë 5,500 trupa në Afganistan edhe pas janarit 2017.

Ai ka thënë se misioni i tyre po ashtu do të mbetet i njëjtë - trajnimi i trupave afgane.

Obama ka thënë se vendimi është marrë pas konsultimeve me ekipin e tij të sigurisë kombëtare dhe me Qeverinë e Afganistanit.

Presidenti amerikan ka thënë se ky vendim ka qenë i nevojshëm pasi në disa zona të Afganistanit, situata e sigurisë është e brishtë dhe se vende-vende ekziston rreziku i përkeqësimit.

XS
SM
MD
LG