Ndërlidhjet

Parlamenti gjerman forcon rregullat e azilit


Gjermani

Gjermani

Ligjvënësit gjermanë kanë miratuar një sërë masash të enjten, për të trajtuar krizën me migrantë.

Masat përfshijnë përshpejtimin e procedurave të azilit dhe deportimit, ndihmë për ndërtimin e strehimoreve dhe uljen e stimujve me të holla për migrantët ekonomikë.

Gjermania pret mbi 800,000 migrantë këtë vit.

Me legjislacionin e ri, Berlini synon të përballojë më mirë numrin e paparë të të arriturve të rinj, si dhe të frenojë fluksin.

Paketa po ashtu përfshin zgjerimin e listës së vendeve të sigurta, që do të thotë se qytetarët e tyre nuk kanë shanse për azil.

Lista, e cila deri më tash ka përfshirë Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnjën, do të përfshijë edhe Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

XS
SM
MD
LG