Ndërlidhjet

NATO mirëpret angazhimin e SHBA-së në Afganistan


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se mirëpret vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për të zgjatur praninë e forcës amerikane në Afganistan.

“Ky vendim i rëndësishëm hap rrugën për një prani të qëndrueshme të aleatëve dhe partnerëve të NATO-s në Afganistan. Ai dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të aleatëve të NATO-s në Afganistan”, ka thënë Stoltenberg përmes një deklarate për media.

Obama ka bërë të ditur të enjten se një forcë prej 9,800 ushtarësh amerikanë në Afganistan, do të mbetet atje deri në fund të vitit 2016 dhe se nuk do të tërhiqet gradualisht, ashtu siç ka qenë e paraparë më herët.

Obama ka thënë se misioni i forcave amerikane “nuk do të ndryshojë” dhe se ato do të vazhojnë të trajnojnë forcat afgane të sigurisë dhe të mbështesin operacionet kundër terrorizmit në Afganistan.

Obama po ashtu ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë të mbajë 5,500 trupa në Afganistan edhe pas janarit 2017.

XS
SM
MD
LG