Ndërlidhjet

Rojet bullgare vrasin një migrant afgan


Bullgari...
Bullgari...

Një migrant afgan është qëlluar për vdekje në një përleshje midis autoriteteve kufitare të Bullgarisë dhe një grupi migrantësh, që besohet të kenë qenë të gjithë nga Afganistani.

Autoritetet bullgare kanë thënë se shkëmbimi i zjarrit ka nisur pasi rojet kufitare kanë bërë përpjekje të kapin rreth 40 migrantë të paligjshëm, të cilët kanë kaluar kufirin nga Turqia.

Të gjithë migrantët kanë qenë burra dhe disa prej tyre të armatosur, kanë thënë autoritetet.

Migranti që është qëlluar, ka vdekur gjatë rrugës për në spital.

Hetimet për rastin kanë nisur.

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov, është informuar për incidentin derisa ka qenë në Bruksel, në një samit të Bashkimit Evropian për kizën me migrantë.

Ai i ka lënë bisedimet më herët.

XS
SM
MD
LG