Ndërlidhjet

Palestinezët djegin një vend të shenjtë hebre


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët izraelitë kanë bërë të ditur se palestinezët i kanë vënë zjarrin një vendi të shenjtë hebre, në Bregun Perëndimor.

Zyrtarët ushtarakë kanë thënë se rreth 100 persona kanë sulmuar varrin e supozuar të patriarkut biblik, Jozef, në qytetin Nablus.

Nuk ka raporte për viktima.

Grupi islamist i Hamasit ka bërë thirrje sot për “ditë të tërbimit” kundër Izraelit.

Dhuna midis izraelitëve dhe palestinezëve është rritur ditëve të fundit.

Tridhjetedy palestinezë dhe shtatë izraelitë javë vrarë gjatë dy javëve gjakderdhje.

Viktimat palestineze përfshijnë dhjetë sulmues me thika, si dhe fëmijë të qëlluar në demonstrata të dhunshme.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot një takim të posaçëm për të diskutuar këtë shpërthim të dhunës.

XS
SM
MD
LG