Ndërlidhjet

Rusia, Pakistani bëjnë marrëveshje për gazin


Pakistan

Pakistan

Rusia dhe Pakistani kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e një tubacioni të gazit natyror nga qyteti Lahore deri në portin e Karaçit në Detin Arabik.

Zyrtarët kanë njoftuar sot se tubacioni Veri-Jug do të ndërtohet nga kompania ruse Rostec dhe se Rusia do të investojë rreth dy miliardë dollarë.

Marrëveshja është nënshkruar në Islamabad nga ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak, dhe ministri i Naftës i Pakistanit, Shahid Khaqan Abbasi, gjatë një ceremonie që është ndjekur edhe nga kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif.

Faza e parë projektit prej 1,100 kilometrash pritet të përfundojë në dhjetor të vitit 2017, ndërsa i tërë projekti do të kompletohet më 2020.

XS
SM
MD
LG