Ndërlidhjet

Dy raste të reja me virusin Ebola në Guine


Ilustrim

Ilustrim

Dy persona janë sëmurë nga virusi i Ebolës në Guine.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se rastet e reja vijnë pas dy javësh pa asnjë rast të konfirmuar të sëmundjes në Afrikën Perëndimore.

Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris, i ka bërë këto komente sot në Gjenevë.

Afro 10,000 njerëz kanë vdekur nga Ebola, shumica e tyre në Guine, Liberi dhe Siera Leone, prejse ka shpërthyer ky virus në mars të vitit të kaluar.

Situata, sidoqoftë, është raportuar më e qetë qysh në pranverë të këtij viti.

XS
SM
MD
LG