Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë nga sulmet vetëvrasëse në Nigeri


Nigeri - foto arkivi
Nigeri - foto arkivi

Së paku 39 njerëz janë vrarë nga disa shpërthime në qytetin e Nigerisë, Maiduguri.

Tri sulmuese vetëvrasëse, që mendohet të kenë qenë nga mosha 11 deri në 15 vjeç, kanë hedhur veten në erë pranë një xhamie, ka thënë një zyrtar i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave Kombëtare.

Maiduguri është shpesh shënjestër e grupit militant islamik Boko Haram.

Boko Haram ka vrarë mijëra persona prejse është themeluar në vitin 2002.

Qëllim i tij është krijimi i një shteti islamik në Nigeri.

XS
SM
MD
LG