Ndërlidhjet

logo-print

Federata Angleze pezullon mbështetjen për Platinin


Michel Platini

Michel Platini

Federata Angleze e Futbollit ka pezulluar mbështetjen për Michel Platinin në garën e tij për president të FIFA-s.

Platini, president i UEFA-s, po hetohet për pranimin e një pagese të paligjshme nga Sepp Blatter, më 2011.

Blatter, president në largim i FIFA-s, është po ashtu në hetime për pagesën.

Të dy zyrtarët mohojnë çdo keqbërje.

Federata Angleze e Futbollit ka marrë vendimin pas një takimi që ka zhvilluar të enjten me zyrtarë të UEFA-s.

XS
SM
MD
LG