Ndërlidhjet

logo-print

Ngrihen dyshime rreth aksionit policor në Kumanovë


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Gjykata Themelore e Shkupit, ka shqiptuar paraburgim për pesë nga shtatë të arrestuarit në aksionin e policor të enjten, të quajtur “Rrufeja”, i cili u ndërmor në shumë fshatra në Kumanovës dhe malësinë e Shkupit.

Ndaj dy të arrestuarve të tjerë është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.

Personat e arrestuar, si kumtoi dje Ministria e Punëve të Brendshme, dyshohen se u kanë dhënë mbështetje logjistike grupit të armatosur në incidentin e armatosur më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Përderisa, partia politike shqiptare në pushtet edhe të premten nuk ka komentuar këtë rast, deputeti Zylfi Adili i njohur si komandant “Qufa”, gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2001, bën të ditur se si anëtar i komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e shërbimeve të sigurisë, gjatë vizitës në Agjencinë për Zbulim, drejtorit të këtij institucioni i ka parashtruar shumë pyetje për të cilat akoma opinioni nuk është i informuar se çka saktësisht ndodhi në Kumanovë më 9 maj.

“Nga ana ime u parashtruan më shumë pyetje rreth dilemave për të cilat qytetarët e Maqedonisë, por edhe opinioni në rajon , kur flas për rajonin mendoj për Kosovën dhe më gjerë, ka dilema të mëdha rreth ngjarjeve më 9 dhe 10 maj në Kumanovë”.

“Ishte shumë e logjikshme që nga ana ime si anëtar i komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e shërbimeve të sigurisë të parashtrojë pyetje që dilemat rreth ngjarjeve të Kumanovës të zbardhen. Por, as kësaj radhe nuk morëm përgjigje konkrete”, thekson deputeti Zylfi Adili.

Ai ka nënvizuar se heshtja e organeve kompetente dhe mos ndriçimi i kësaj çështje, lë shumë hapësirë për të dyshuar, siç thekson ai, për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të Agjencisë për Zbulim në inskenimin e incidentit më 9 dhe 10 maj në Kumanovë.

Adili thotë se edhe aksioni i së enjtes përdoret për të shpërqendruar vëmendjen nga dialogu politik që vendin duhet ta nxjerrë nga kriza.

“Nuk mund të jetë arsye që policia, përkatësisht organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme t’i gjejnë një uniformë ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të ngreh dyshime ose aktpadi se paska qenë i përfshirë në një rast siç janë ngjarjet e Kumanovës”.

“Realisht pas problemeve të mëdha me të cilat përballet Maqedonia në aspektin social dhe ekonomik dhe ajo më e rëndësishmja, kriza politike e cila sipas mendimit tim edhe më shumë thellohet me ndërmarrjen e aksionit të djeshëm, bën që kriza politike akoma më shumë të thellohet në interes të strukturës udhëheqëse në qeveri”, nënvizon deputeti Zylfi Adili.

Edhe Temelko Ristevski nga Fakulteti i Shkencave Politike në Shkup, thotë se pushteti në çdo formë tenton, që të minojë marrëveshjen politike ngase ka frikë të përballet me drejtësinë, por siç nënvizon ai, këtë nuk do ta lejojë faktori ndërkombëtar ngase është garantuese e saj.

“Strukturat udhëheqëse të pushtetit gjithsesi se do të bëjnë përpjekje për të dalë nga kjo situatë e pakëndshme përkatësisht të mos japin përgjegjësi për veprimet kriminele për të cilat akuzohet në bazë të bisedave të përgjuara të publikuara nga opozita, por me vet faktin se në zgjidhjen e krizës është i përfshirëfaktori ndërkombëtar vetëm synohet të blihet kohë përmes taktizimeve të ndryshme”, thekson Ristevski.

XS
SM
MD
LG