Ndërlidhjet

Mustafa pret shefin e misionit të FMN-së për Kosovën


Pamje nga takimi.
Pamje nga takimi.


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Republikën e Kosovës, Jacques Miniane, i cili ndodhet në mision për rishikimin e implementimit të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe FMN-së.

Kryeministri Mustafa, e ka informuar shefin e FMN-ës, për “për progresin që po arrihet, për performancën pozitive fiskale, stabilitetin financiar, treguesit pozitiv në ekonomi, si dhe ecurinë e proceseve tjera ekonomike në vend,” thuhet në njoftim të zyrës së kryeministrit.

Në anën tjetër, shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Jacques Miniane, ka vlerësuar lartë përkushtimin dhe rezultatet e Qeverisë së Kosovës në raport me zbatimin e marrëveshjes me FMN-në.
“Miniane, po ashtu, përgëzoi Qeverinë e Kosovës për progresin që po bën në avancimin e sistemit të prokurimit publik.”

Në takimi, është biseduar edhe për të hyrat dhe shpenzimet, “me ç ‘rast është vlerësuar lartë performanca e Qeverisë në këtë drejtim, si dhe për projeksionet buxhetore të vitit 2016 dhe aspektet e tjera që lidhen me zhvillimin ekonomik, stabilitetin financiar dhe reformat fiskale në Kosovë,” përfundon komunikata.

XS
SM
MD
LG