Ndërlidhjet

Hungaria në mesnatë mbyllë kufirin me Kroacinë


Pamje arkivi.
Pamje arkivi.

Hungari ka deklaruar se do t’i mbyllë kufijtë e saj me Kroacinë, në mesnatë, si tentim për të ndaluar valën e migrantëve, nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Afrika.

Ministri i jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto ka konfirmuar lajmin pas një takimi me zyrtarë të sigurisë.

Hungaria, tashmë ka vendosur përgjatë kufirit të saj me Kroacinë dhe Serbinë, rrethojë me tela.

Gjatë këtij viti në Hungari kanë hyrë mbi 380 mijë migrantë, të cilët destinacionin finalë e kanë në Gjermani ose vende të tjera të BE-së.

XS
SM
MD
LG