Ndërlidhjet

Nesër nisë revitalizimi i urës në Mitrovicë


Pamje arkivi.

Pamje arkivi.

Revitalizimi i urës së Mitrovicës dhe hapësirës përreth saj do të nisë nesër pasdite, më 17 tetor, njofton Zyra e Përfaqësuesit Special të BE-së, në Prishtinë.

“Kontraktuesi i BE-së do të mbyllë të dy anët e urës me barriera dhe vendin e ndërtimit me gardh. Punët ndërtimore në këtë urë do të kryhen duke iu qasur vendit të punimeve përmes rrugës nga ana jugore. Gjatë kohës së revitalizimit, njëra anë e urës do të ketë qasje për kalimtarët. “

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, “ka lavdëruar durimin e të dyja palëve, duke veçuar kryetarët Agim Bahtiri e Goran Rakic për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre të treguar gjatë ditëve të kaluara.”

Sipas njoftimit, diskutimet për Memorandumin e Mirëkuptimit për Planet Zhvillimore Komunale, Hartën Komunale të Zonave dhe Planin e detajuar Rregullativ është duke vazhduar.

“Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me këto dy komuna gjatë gjithë procesit për të monitoruar dhe rishikuar zhvillimet. Ajo po ashtu do ta informojë publikun e Kosovës për çështjet përkatëse. “

Revitalizimi i urës së Mitrovicës është paraparë me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të arritur më 25 gusht 2015 në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

XS
SM
MD
LG