Ndërlidhjet

Turqia thotë se nuk ka marrëveshje me BE-në, për krizën e migrantëve


Pamje arkivi.
Pamje arkivi.

Zyrtarë të Turqisë kanë thënë se plani i zyrtarëve të BE-së, për veprime të përbashkëta me Turqinë, rreth krizës së migrantëve, nuk është finalizuar, raporton BBC.

Liderët janë pajtuar që t’i përshpejtojnë bisedimet për liberalizim të vizave për Turqinë, nëse Turqia arrin ta ndal fluksin e migrantëve.

Ata janë pajtuar për të “ri-aktualizuar” bisedimet për integrimin e Turqisë në BE si dhe për ndihma shtesë.

Megjithatë, ministri i jashtëm turk Feridun Sinirlioglu ka thënë se marrëveshja është ende vetëm një draft.

Ai i ka quajtur masat financiare, të propozuara nga BE-ja , si të “papranueshme.”

XS
SM
MD
LG