Ndërlidhjet

Liderët e CIS-it, nënshkruajnë pakt për bashkëpunim ushtarak


Pamja nga takimi.
Pamja nga takimi.

Liderët e vendeve të Bashkimit të Shteteve të Pavarura (CIS), kanë nënshkruar 17 marrëveshje, përfshirë edhe një deklaratë për luftimin e terrorizmit ndërkombëtarë dhe një marrëveshje për bashkëpunim ushtarake, deri më vitin 2020.

Marrëveshjet janë nënshkruar në samitin e liderëve të vendeve të CIS-it (Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani) që është mbajtur në Kazakistan.

Në një konferencë për media, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se bashkëpunimi i ngushtë ushtarak është i nevojshëm sepse “situata në Afganistan është duke u bërë kritike.”

Marrëveshja për bashkëpunim ushtarak do të mobilizoje të gjithë me “përgjegjësi” ndaj sulmeve, ka shtuar Putin.

Liderët e CIS-it janë dakorduar që samiti i radhës të mbahet më 16 shtator 2016, në Kirgistan.

XS
SM
MD
LG