Ndërlidhjet

Mustafa: Ura e Ibrit hapet për qarkullim në qershor të 2016-ës


Pamje arkivi.

Pamje arkivi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se kufiri mes pjesës veriore dhe asaj jugore të Mitrovicës, do të mbetet ajo që është përcaktuar me Pakon e Marti Ahtisarit.

“Opozita nuk ka nevojë të zhvilloj politika të monologut. Çfarë kërkojnë serbet e Mitrovicës së Veriut është dëshirë e tyre, por kufiri ndërmjet pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës është dhe mbetet ai i përcaktuar me Pakon e Ahtisarit e jo në lumin Ibër. Nesër pritet që BE do të fillojë punimet në urë, kurse ajo do të lëshohet në qarkullim në fund të muajit qershor 2016,” ka shkruar Mustafa, në një postim në Facebook.

Revitalizimi i urës së Mitrovicës është paraparë me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të arritur më 25 gusht 2015 në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

XS
SM
MD
LG