Ndërlidhjet

Hungari: Mbyllet kufiri me Kroacinë për ndaljen e migrantëve


Pamje e migrantëve në Batovo të Kroacisë para se Hungaria ta mbyllte kufirin në mesnatë
Pamje e migrantëve në Batovo të Kroacisë para se Hungaria ta mbyllte kufirin në mesnatë

Në mesnatë, Hungaria e ka mbyallur kufirin e vet me Kroacinë, me qëllim që të ndalet kalimi i migrantëve, të cilët po largohen nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Afrika.

Ministri i jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, këtë masë e ka shpallur mbrëmë vonë, pas takimit të zyrtarëve të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Ministri i brendshëm i Kroacisë, Ranko Ostojiq, ka reaguar pas kësaj mase të shtetit fqi, duke theksuar se Kroacia “e kthen rrugën, korridorin” për migrantët kah Sllovenia.

Pas kësaj, Sllovenia është përgjigjur duke e pezulluar trenin që qarkullon nga Kroacia në Slloveni, mbrëmë vonë.

Më 15 shtator Hungaria e pat mbyllur edhe kufirin me Serbinë, në përpjekje për ndaljen e migrantëve, që depërtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian, nëpër të ashtuquajturën rrugë tokësore ballkanike.

Zyrtarët hungarezë thonë se deri tash këtë vit, në Hungari kanë hyrë 383 mijë migrantë.

XS
SM
MD
LG