Ndërlidhjet

Banka Botërore: Varfëria mund të ndalet brenda 15 vitesh


Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, thotë se për ndaljen e varfërisë në 15 vitet e ardhshme, kërkohet bashkëpunimi global.

Mëtutje, mbrëmë në kryeqytetin Akra në Ganë, ai ka theksuar se bota është e aftë për ta ndalë varfërinë ekstreme, nëse shtetet ndërmarrin reforma të domosdoshme për ta nxitur rritjen dhe për të investuar në popujt e tyre.

Këto komente ai i bëri në Ditën Ndërkombëtare për Çrrënjosjen ne Varfërisë, raporton AP.

Sipas tij, numri i njerëzve që fiton më pak se 1.9 dollarë në ditë, me gjasë do të zvogëlohet për 9.6% këtë vit.

Jim Yong Kim ka theksuar se kërkohet transparencë globale për luftimin e trendit të rrjedhjes së paligjshme të parave, që kanë ndikim në varfëri.

XS
SM
MD
LG