Ndërlidhjet

Turqi: 12 imigrantë kanë vdekur gjatë lundrimit për në Greqi


Një grua e moshur e forografuar pardje pasi ka arritur në ujëdhesën greke Lesbos

Një grua e moshur e forografuar pardje pasi ka arritur në ujëdhesën greke Lesbos

Zyrtarët e Turqisë thonë se 12 migrantë kanë humbur jetën, ndërsa 25 të tjerë janë shpëtuar, pasi anija e tyre u fundos në bregdetin e Turqisë.

Këta zyrtarë thanë se anija sot lundronte nga qyteti turk, Ajvalik, për në ujëdhesën greke, Lesbos.

Nuk është raportuar për kombësinë e migrantëve.

Nga ana tjetër, roja bregdetare e Greqisë ka njoftuar se katër migrantë, përfshirë tre fëmijë, kanë humbur jetën në një incident të ndarë në Deti Egje, sot herët në mëngjes.

Më se 3 mijë refugjatë kanë humbur jetën gjatë këtij viti, duke u përpjekur të arrijnë në vendet e Bashkimit Evropian. Shumica e migrantëve largohen nga dhuna dhe varfëria në Siri, Afganistan dhe Afrikë.

XS
SM
MD
LG