Ndërlidhjet

Militantët e IS-it dëbohen nga rafineria


Pamje gjatë luftimeve për rafinerinë e naftës në Bajixhi
Pamje gjatë luftimeve për rafinerinë e naftës në Bajixhi

Forcat qeveritare të Irakut, të mbështetura nga milicia shiite, i kanë dëbuar militantët e Shtetit Islamik (IS) nga rafineria kryesore e naftës në veri të kryeqqytetit, Bagdad, gjatë një operacioni ushtarak të shkallës së gjërë, kanë thënë autoritetet mbrëmë vonë.

Komanda e përbashkët ushtarake tha se forcat qeveritare e kanë rimarrë kontrollin ndaj rafinerisë në Bajixhi, që është më e madhja në Irak, dhe qytetin e afërt, Sinija.

Pasi e rimorën rafinerinë në veri të qytetit, forcat e sigurisë e kanë kontrolluar në mënyrë gjithpërfshirëse gjithë kompleksin për gjetjen e militantëve të mbetur të IS-it dhe bombave.

Së paku 15 militantë të Shtetit Islamik dhe 6 luftëtarë kundër IS-it janë vrarë në luftimet për rimarrjen e Bajixhit, kanë thënë zyrtarët.

Qëllimi i ardhshëm i forcave qeveritare të Irakut është marrja e qytetit të afërt Bajixhi, afro 250 kilometra në veri të Bagdadit.

XS
SM
MD
LG