Ndërlidhjet

Filloi heqja e të ashtuquajturit “Park i paqes”


Pamje e barrikadës "Parku i paqes" mbi lumin Ibër
Pamje e barrikadës "Parku i paqes" mbi lumin Ibër

Në urën kryesore mbi lumin Ibër, që lidh anën jugore dhe atë veriore të Mitrovicës, kanë nisur punimet për heqjen e barrikadës së ashtuquajtur “Parku i paqes” dhe revitalizimin e urës. Sipas zyrtarëve të komunës së Mitrovicës së jugut, punimet kanë nisur pak para orës 16. Fillimisht ura do të mbulohet në lartësi prej 4 metrash dhe aty do të zhvillohen punimet për renovimin e saj

Kryetari i komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se që nga sot e deri në muajin qershor të vitit të ardhshëm, do të punohet për revitalizimin e urës kryesore mbi lumin Ibër.

“Kanë filluar me pastrimin e vendit në urë, për ti ngritur mbulesat, që do të jenë për fillimin e punës. Sot është fillimi dhe deri në qershor do të jetë e gatshme, për të ecur të lirë edhe këmbësorët, biçiklistët dhe automjetet”, tha Bahtiri.

Projektin për heqjen e të ashtuquajturit “Parku i paqes” dhe revitalizimit të urës kryesore mbi lumin Ibër, e ka marrë përsipër ta realizojë Këshilli Evropian.

I ashtuquajturi “Parku i paqes” mbi urën kryesore mbi lumin Ibër, është vendosur me 18 qershor të vitit 2014, vetëm disa orë pas heqjes së barrikadës së mëparshme me rërë dhe gurë, nga ana e autoriteteve lokale të Mitrovicës së veriut.

XS
SM
MD
LG