Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev: Rusia nuk e mbronë Assadin


Dmitry Medvedev

Dmitry Medvedev

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, i ka hedhur poshtë akuzat se Rusia po e mbronë presidentin e Sairisë, Bashar al-Assad.

Në një intervistë të transmetuar sot në Televizionin shtetëror të Rusisë, Medvedev tha se Moska po i mbronë “interesat e veta kombëtare” me operacionet ushtarake në Siri në bazë të “kërkesës së autoriteteve ligjore” të këtij vendi.

Sipas tij, çështja se kush duhet ta udhëheq Sirinë “duhet të vendoset nga populli i Sirisë” dhe se e vetmja gjë që ka rëndësi për Moskën është se “ne nuk dëshirojmë që Shteti Islamik ta udhëheq Sirinë”.

Moska thotë se sulmet e saj ajrore në Siri i kanë në shënjestër ekskluzivisht militantët e Shtetit Islamik, por Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, thonë se sulmet kanë për qëllim forcimin e qeverisë së Assadit, duke i marrë në shënjestër kundërshtarët e tij të brendshëm.

Medvedev, po ashtu, i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për refuzimin e pranimit të delegacionit rus, që do të kryesohej nga ai, për diskutime lidhur me Sirinë.

“Mendoj se kjo është sjellje budallallëqe”, që e demonstron “dobësinë” e Shteteve të Bashkuara, tha Dmitry Medvedev.

XS
SM
MD
LG