Ndërlidhjet

Shqipëri: Policia ka konfiskuar disa tonelata kanabis


Pamje e shkatërrimit me djegie të kanabisit vitin e kaluar në Shqipëri

Pamje e shkatërrimit me djegie të kanabisit vitin e kaluar në Shqipëri

Policia e Shqipërisë thotë se në pjesën jugore i ka konfiskuar 3.2 tonelata kanabis, në kuadër të një operacioni madhor antidrogë në Shqipëri.

Policia tha mbrëmë vonë se kanabisi ishte gjetur në një territor malor afër Gjirokastrës, 220 kilometra në jug të kryeqytetit Tiranë.

Policia nuk i ka emëruar të dyshuarit eventualë e as që është bërë ndonjë arrestim.

Shqipëria është shndërruar në prodhues madhor të kanabisit, duke i shtyrë autoritetet të ndërmarrin fushata për çrrënjosjen e këtij prodhimi, të mbështetura nga ekipet policore me armatim të rëndë.

Sipas qeverisë së Shqipërisë, gjatë vitit të kaluar është shkatërruar një sasi e kanabisit, që do të ishte shitur për 7 miliardë euro në vit, shumë e barabartë me dy të tretat e GDP-së së Shqipërisë, raporton AP nga Tirana.

XS
SM
MD
LG