Ndërlidhjet

Kosovë: Rritet për 25 % shuma e asistencës sociale


Pamje e një pjese të Prishtinës
Pamje e një pjese të Prishtinës

Shuma e asistencës sociale do të rritet për 25 % në Kosovë dhe ata që deri tani kanë marrë asistencë nga 76 euro në muaj, që nga 1 nëntori do të marrin nga 95 euro, apo 19 euro më shumë.

Vendimi u bë i ditur në një konferencë të përbashkët të dy ministrave të Qeverisë së Kosovës, ministrit të ekonomisë, Avdullah Hoti, dhe ministrit të punës e mirëqenies sociale, Arban Abrashi.

Nga ky vendim do të përfitojnë 26 mijë familje, nga skema sociale qeveritare, siç është thënë, falë pastrimit të listës së familjeve me asistencë sociale nga ato që nuk kanë nevojë për këtë ndihmë.

Ministri Hoti, ka bërë të ditur se kjo rritje vjen si rezultat i kursimit të 2.5 milionë eurove nga shkurtimi i listës së asistencës sociale, që këtë vit ka 3,000 familje më pak.

Ndërkaq, ministri Abrashi ka dhënë vlerësimin se kësaj rritjeje i ka kontribuar edhe përfshirja në tregun e punës e 1,900 personave, përmes skemës së punësimit të Ministrisë së punës.

Vendimi për rritjen e asistencës sociale është bërë i ditur sot në Ditën Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e varfërisë.

Kjo ditë e gjen Kosovën si vendin më të varfër dhe më të pazhvilluar të Evropës.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG