Ndërlidhjet

logo-print

Podgoricë: Janë arrestuar 15 protestues opozitarë


Pamje nga aksioni i policisë gjatë shpërndarjes së demonstruesve opozitaarë në Podgoricë

Pamje nga aksioni i policisë gjatë shpërndarjes së demonstruesve opozitaarë në Podgoricë

Policia e Malit të Zi ka njoftuar se ka intervenuar kundër demonstruesve të Frontit Demokratik opozitar, pasi ata ishin përpjekur të depërtojnë nëpër kordonin e policisë dhe me dhunë të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Malit të Zi, në kryeqytetin Podgoricë.

Policia i ka arrestuar 15 vetë, ndërsa gjatë ndërhyrjes janë plagosur 4 policë, thuhet në njoftim.

Mbrëmë, policia ka hedhur gaz lotsjellës kundër udhëheqësve dhe mbështetësve të Frontit Demokratik, të cilët në qendër të Podgoricës janë përpjekur ta injorojnë policinë dhe të tubohen para kuvendit.

Në këtë incident lehtë janë lënduar deputetët e Frontit Demokratik, Nebojsha Medojeviq dhe Branko Radulloviq, kanë raportuar më herët mediat lokale në Podgoricë.

Në kumtesën e policisë theksohet se protestuesit kanë hedhur gurë, shishe dhe gaz lotsjellës, ndërsa pjesëtarët e policisë pastaj janë përgjigjur me gaz lotsjellës kundër demonstruesve, raporton agjencia Beta.

Dje në mëngjes policia e ka shpërndarë protestën e Frontit Demokratik, i cili 20 ditë ka demonstruar kundër qeverisë së kryeministrit, Millo Gjukanoviq, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe mbajtjen e zgjedhjeve “të para, korrekte dhe të lira” në Mal të Zi.

XS
SM
MD
LG