Ndërlidhjet

Angela Merkel në Turqi për bisedime lidhur me migrantët


Angela Merkel dhe Recep Tayyip Erdogan gjatë një takimi të mëparshëm
Angela Merkel dhe Recep Tayyip Erdogan gjatë një takimi të mëparshëm

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, udhëton sot për në Stamboll të Turqisë, për bisedime me presidentin, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me krizën e refugjatëve.

Kancelarja Merkel po përpiqet të siguroj një marrëveshje të Bashkimit Evropian me Turqinë, për mbështetje dhe për lidhje më të afërta, duke e ndihmuar në inkurajimin që refugjatët nga Siria të mbesin në Turqi.

Zonja Merkel është nën presion, përfshirë edhe aleatët e saj konservatorë, për ta ashpërsuar kontrollin në kufijtë gjermanë dhe për t’i kthyer refugjatët.

Këtë vit, Gjermania i pret prej 800 mijë e deri në një milion hyrje të reja të migrantëve.

Në një pako të mbështetjes së Bashkimit Evropian për Turqinë, përfshihet edhe ndihma prej 3 miliardë eurosh për mbajtjen e më se 2 milionë refugjatëve, që aktualisht strehohen në Turqi.

XS
SM
MD
LG