Ndërlidhjet

Raporti: Është vrarë një komandant i al-Kaidës në Siri


Pamje e një aeroplani pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara
Pamje e një aeroplani pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara

Raportohet se nga një sulm ajror në Siri është vrarë një komandant i lartë i al-Kaidës dhe dy luftëtarë të tjerë.

Por, nuk është menjëherë e qartë se kush e kishte ndërmarrë këtë sulm ajror: koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara apo Rusia.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, tha se komandanti, Abdul Mohsen Abdallah Ibrahim al-Charekh, ishte vrarë më 15 tetor afër qytetit verior Dana në Siri.

Ky person është shtetas i Arabisë Saudite dhe është i njohur edhe me emrin, Sanafi al-Nasr.

Militantët islamikë në mediat sociale thanë se sulmi është kryer nga një aeroplan pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuaara.

Një zyrtar amerikan ka konfirmuar se në shënjestër të një sulmi me aeroplan pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara ishte ky komandant i al-Kadiës, por tha se forcat amerikane ende po presin për konfirmim se al-Charekh është vrarë.

XS
SM
MD
LG