Ndërlidhjet

Turqi: Arrestohen 50 pjesëtarë të dyshuar të IS-it


Pamje e urës së Bosforit ndërmjet pjesës evropiane dhe aziatike të Stambollit

Pamje e urës së Bosforit ndërmjet pjesës evropiane dhe aziatike të Stambollit

Autoritetet në Turqi i kanë arrestuar afro 50 vetë të dyshuar se janë të ndërlidhur me grupin militant, Shteti Islamik (IS).

Mediat e Turqisë kanë raportuar se aksioni i policisë është ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 17 lokacione në Stamboll.

Agjencia Anadolu raportoi se të gjithë të arrestuarit ishin shtetas të jashtëm dhe planifikonin të udhëtonin në zonat e konfliktit në Irak dhe Siri.

Nuk është dhënë ndonjë informacion për kombësinë e këtyre njerëzve, por është thënë se ata kishin arritur në Turqi aktualisht dhe se ishin monitoruar.

Javën e kaluar, nga dy sulme vetëvrasëse me bomba kundër një tubimi paqësor në Ankara, janë vrarë 102 vetë.

Raporte të pakonfirmuara thonë se sulmet ishin ndërmarrë nga një celulë e IS-it në Turqi.

Nën presionin e aleatëve të vet, Turqia e ka shtuar sigurinë në kufirin e saj me Sirinë, të gjatë 910 kilometra, për parandalimin e militantëve të IS-it, që të hyjnë dhe dalin nga Siria.

XS
SM
MD
LG