Ndërlidhjet

Egjipt: Mbahen zgjedhjet parlamentare


Pamje nga votimet e mëparshme në Egjipt
Pamje nga votimet e mëparshme në Egjipt

Në Egjipt sot po zhvillohen votimet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare, që janë të parat prej përmbysjes së presidentit islamik, Muhammad Morsi, nga ushtria në vitin 2013.

Këto votime mbahen në dy faza, sot dhe në fillim të muajit dhjetor.

Në një fjalim televiziv të mbrëmshëm, presidenti i Egjiptit, Abdel al-Sisi, u ka bërë thirrje shtetasve të këtij vendi që të dalin në votime.

Ushtria e ka përmbysur Morsin, që ishte presidenti i parë i zgjedhur në më mënyrë të lirë në Egjipt, për shkak të protestave masive kundër presidencës së tij.

Përmbysja e Morsit është ndjekur me goditje kundër opozitës islamike në Egjipt.

Forcat e sigurisë i kanë vrarë qindra vetë në protestat nëpër rrugë dhe mijëra të tjerë ishin arrestuar.

XS
SM
MD
LG