Ndërlidhjet

OSBE: Autoritetet t’i hetojnë arrestimet e gazetarëve në Podgoricë


Pamje gjatë protestave në Podgoricë, me ç'rast ka pasur përleshje ndërmjet protestuesve opozitarë dhe policisë
Pamje gjatë protestave në Podgoricë, me ç'rast ka pasur përleshje ndërmjet protestuesve opozitarë dhe policisë

Përfaqësuesja për liri të mediave e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Dunja Mijatoviq, sot ka shprehur shqetësim për arrestimin e dy gazetarëve, që kanë raportuar nga protestat publike në Podgoricë të Malit të Zi, dhe ka kërkuar hetime të shpejta dhe transparente lidhur me rastet.

“Anëtarët e mediave duhet të jenë në gjendje të raportojnë për çështjet e interesit të publikut në mënyrë të lirë dhe të sigurt”, tha Dunja Mijatoviq, dhe ka shtuar se “agjencitë e zbatimit të ligjit janë përgjegjëse për mbrojtjen e gazetarëve dhe unë besoj se këto arrestime do të hetohen në mënyrë gjithpërfshirëse dhe të shpejtë”.

Mëtutje, në njoftimin e OSBE-së theksohet se dje në Podgoricë janë arrestuar gazetarët, Drazhen Zhivkoviq dhe Gojko Raiçeviq.

Zhivkoviq është marrë në polici dhe arrestuar për disa orë dhe ballafaqohet me akuza për keqbërje. Procesi kundër tij pritet të filloj më 26 nëntor.

Gazetari Raiçeviq, po ashtu, ishte arrestuar në vendin e protestave, por më vonë është liruar dhe, gjithashtu, ballafaqohet me keqbërje.

XS
SM
MD
LG