Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani: Sulm “racial” ndaj politikanes në Këln


Henriette Reker një ditë para se të sulmohej me thikë

Henriette Reker një ditë para se të sulmohej me thikë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shprehur e shokuar për therrjen me thikë të një kandidateje për zyrën e prefektit në Këln.

Këtë sulm, që ndodhi dje, autoritetet gjermane e kanë përshkruar si “racist dhe politik” i lidhur me krizën e migrantëve në Evropë.

Henriette Reker, kandidate udhëheqëse për zgjedhjet e sotme lokale në Këln, ka pësuar plagë serioze në qafë, pas një sulmi, derisa ajo shpërndante materiale në një pikë informuese në qytet.

E plagosura Reker është kandidate e pavarur e afërt me demokristianët e kancelares, Angela Merkel, e cila ishte përgjegjëse për menaxhimin e krizës së migrantëve në këtë qytet.

Oficeri i policisë, Norbert Wagner, tha se personi 44 vjeçar, i papunë, që është arrestuar lidhur me akuzat se e ka kryer sulmin, u tha autoriteteve se ka pasur “motivim racist për kryerjen e këtij akti”.

Katër persona të tjerë ishin plagosur gjatë këtij sulmi, ndërsa një person është në gjendje serioze shëndetësore.

XS
SM
MD
LG