Ndërlidhjet

Biden: Liria fetare – rol madhor në luftimin e ekstremizmit


Joe Biden

Joe Biden

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, thotë se mbrojtja e lirive fetare është domosdoshmëri morale, që e mbronë shoqërinë nga ekstremizmi i dhunshëm.

Këto komente ai i bëri në një ceremoni të mbrëmbshme në Nju Jork, me ç’rast ai u nderua me Çmimin për të Drejtat e Njeriut Athenagoras.

Ky është çmimi më i lartë që jepet nga Kisha Ortodokse Greke.

Zoti Biden ka theksuar se grupet terroriste, si al-Kaida dhe Shteti Islamik, e kanë shtrembëruar islamin për t’i arsyetuar aktetet tmerruese.

Ai është shprehur se Shtetet e Bashkuara do të jenë të fuqishme derisa të jenë pishtare për të drejta të njeriut.

Zëvendëspresidenti Biden tha se vlerat religjioze në tërësi përputhen me vlerat civile në Shtetet e Bashkuara dhe e ka falënderuar religjionin e tij katolik, se i ka dhënë atij “strehim dhe siguri”.

Zoti Biden nuk ka bërë komente lidhur me kandidimin e mundshëm në garën për president të Shteteve të Bashkuara.

Njëri prej këshilltarëve të tij të lartë tha se këtë vendim ai do ta bëjë në të ardhmen e afërt.

XS
SM
MD
LG