Ndërlidhjet

Siri: Dhjetëra fluturime të aeroplanëve luftarakë rusë


Pamje e publikuar nga Ministria e mbrojtjes e Rusisë ku shihen bombardime të caqeve në Siri

Pamje e publikuar nga Ministria e mbrojtjes e Rusisë ku shihen bombardime të caqeve në Siri

Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se aeroplanët e saj kanë ndërmarrë 39 fluturime dhe i kanë goditur 51 caqe të grupit militant, Shteti Islamik, gjatë 24 orëve të fundit.

Thuhet se janë goditur caqet në rajonet Hama, Latakia, Damask dhe Alepo.

Prej fillimit të sulmeve ajrore të Rusisë, ushtria e Sirisë, që është lojale ndaj presidentit, Bashar al-Assad, ka qenë në ofensivë në disa fronte në gjithë Sirinë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, ka njoftuar mbrëmë se forcat e qeverisë së Sirisë, të mbështetura nga sulmet ajrore ruse, e kanë marrë kontrollin në fshatrat Vadihi, Sbakijeh dhe Shheidleh në provincën Alepo.

Sipas këtij observatori, gjatë luftimeve në periferinë jugore të provincës Alepo, janë vrarë 17 militantë dhe tetë ushtarë proqeveritarë.

XS
SM
MD
LG