Ndërlidhjet

Afganistan: U lirua gjermania e rrëmbyer


Forcat e sigurisë afgane e ruajnë zyrën e organizatës gjermane GIZ në Kabul pasi ishte rrëmbyer një punëtore e saj
Forcat e sigurisë afgane e ruajnë zyrën e organizatës gjermane GIZ në Kabul pasi ishte rrëmbyer një punëtore e saj

Një gjermane, punëtore humanitare, e cila ishte rrëmbyer në Afganistan në muajin gusht, është liruar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Organizata gjermane për zhvillim, GIZ, tha sot se kjo punëtore “është mirë, duke i pasur parasysh rrethanat” dhe është “shumë e relaksuar dhe e lumtur” se është liruar.

Kjo grua, emri i së cilës nuk është publikuar, është rrëmbyer më 17 gusht në qendër të kryeqytetit Kabul në Afganistan, pasi persona të armatosur e ndalën veturën ku ndodhej ajo dhe e morën me vete.

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha gjatë qëndrimit në Teheran të Iranit, se ndjehet “ shumë i lehtësuar” që dëgjoi se ajo është liruar dhe e ka falënderuar qeverinë dhe forcat e sigurisë afgane që e siguruar lirimin e saj.

Një tjetër punëtor humanitar i organizatës, GIZ, ishte rrëmbyer nga persona të armatosur në pjesën veriore të provincës Kunduz, në muajin prill.

Ai është liruar pasi ishte mbajtur 40 ditë i rrëmbyer.

XS
SM
MD
LG