Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Duhet kohë që Irani të zbatojë marrëveshjen bërthamore


Pamje arkivi.

Pamje arkivi.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë parashikuar se do të duhen muaj që Irani të shkurtojë programin e saj bërthamorë, si bazë e marrëveshjes së arritur me fuqitë e mëdha.

Deklarata është bërë nga një zyrtarë anonim më 18 tetor, në të ashtuquajturën “ditën e adaptimit” të marrëveshjes, e cila vjen pas 90 ditësh të marrëveshjes së arritur në Vjenë mes SHBA-së dhe vendeve perëndimore.

Presidenti Bracak Obama, ka urdhëruar vendin e tij që të fillojë heqjen e sanksioneve ndaj Iranit si pjesë e marrëveshjes bërthamore.

Vendet perëndimore kishin dyshuar më herët se Irani ka krijuar armë bërthamore, një gjë të cilën Teherani e kishte mohuar vazhdimisht.

XS
SM
MD
LG