Ndërlidhjet

logo-print

Paraburgim për ish kryeministrin e Moldavisë


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Një gjykatë në Moldavi ka vendosur që ish kryeministri të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë.

Vendimi vjen pasi prokuroria ka akuzuar ish kryeministrin Vlad Filat për korrupsion, lidhur me zhdukjen e një miliardë dollarëve, nga tri banka të Moldavisë.

Parlamenti i Moldavisë kishte votuar për heqjen e imunitetit, ish kryeministrit Vlad Filat, në mënyrë që prokurorisë t’i hapet rruga e hetimeve, për akuzuat për korrupsion.

Prokurori Corneliu Gurin kishte akuzuar ish kryeministrin Filat se ai ka marrë ryshfet në një shumë totale prej 250 milionë dollarëve nga një biznesmeni dhe që në një mënyrë i ka dhënë atij kontroll mbi tri bankat e Moldavisë, nga të cilat janë zhdukur 1.5 miliardë dollarë, para zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura në nëntor të 2014-ës.

Simpatizues dhe kundërshtarë të tija kanë protestuar, për dhe kundër arrestimit të tij. Skandali i bankave është përcjellë më protesta masive nga është kërkuar dorëheqja e qeverisë.

XS
SM
MD
LG