Ndërlidhjet

logo-print

Rusia vazhdon me sulme tjera në Siri


Aeroplanë luftarak rus në Siri.

Aeroplanë luftarak rus në Siri.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, ka deklaruar se ka zhvilluar 39 sulme ajrore duke goditur me dhjetarë caqe të grupit ekstremistë Shtetit Islamik, gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas ministrisë sulmet janë bërë në rajonin e Hamës, Latakisë si dhe në Damask dhe Aleppo.

Që nga fillim i bombardimeve ruse, forcat qeveritare të Sirisë, kanë ndërmarrë një sërë ofensivash ushtarake në vend.

Sipas Observatorit Sirianë, për të Drejtat e Njeriut, më 17 tetor, forcat qeveritare kanë marrë nën kontroll disa fshatra në Aleppo, duke shtuar se gjatë luftimeve janë vrarë 17 militantë dhe tetë përkrahës të qeverisë.

Qyteti i Aleppos kontrollohet i ndarë nga forcat qeveritare dhe grupe të ndryshme të rebelëve.

Ushtria e Sirisë ka ndërmarrë disa ofensiva tokësore, që nga fillimi i bombardimeve ruse, më 30 shtatori, kur Rusia ka filluar sulmet ajrore në Siri.

XS
SM
MD
LG