Ndërlidhjet

Ballkan: Rriten tensionet, shkaku kriza e migrantëve


Pamje arkivi.

Pamje arkivi.

Vazhdon tensionimin i situatës mes migrantëve, të cilët përmes Ballkanit synojnë të arrijnë në Bashkimin Evropianë, vendet e të cilit kanë vendosur kontrolle të reja.

Kroacia ka kërkuar nga Sllovenia, që t’i pranojë pesë mijë migrantë, por kjo e fundit ka thënë se mund ta pranojë vetëm gjysmën e tyre.

Siç raporton BBC, Kroacia mund të mos ketë më hapësira në kampet transitore të vendosur.

Autobusët e mbushur, të cilët niseshin nga Serbia, kanë shkaktuar tensionimi midis migrantëve dhe zyrtarëve të policisë.

Shumë nga migrantët kanë qenë të detyruar natën ta kalojën në qiell të hapur, në mot me shi.

Me mijëra migrantë po arrijnë në Ballkan, me qëllim për të arritur në vendet e BE-së, kryesisht Austri, Gjermani po edhe vende tjera.

Hungaria ka mbyllur kufijtë e saj me Kroacinë dhe Serbinë, duke detyruar migrantët që të kërkojnë rrugë alternative përmes Sllovenisë.

XS
SM
MD
LG