Ndërlidhjet

Sllovenia nuk lejon kalimin e migrantëve


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Autoritet sllovene kanë refuzuar hyrjen e më shumë se 1 mijë migrantëve, të cilët kanë arritur nga Kroacia.

Kroacia ka kërkuar nga Sllovenia, që t’i pranojë pesë mijë migrantë, por kjo e fundit ka thënë se mund ta pranojë vetëm gjysmën e tyre.

Me mijëra migrantë po arrijnë në Ballkan, me qëllim për të arritur në vendet e BE-së, kryesisht Austri, Gjermani po edhe vende tjera.

Hungaria ka mbyllur kufijtë e saj me Kroacinë dhe Serbinë, duke detyruar migrantët që të kërkojnë rrugë alternative përmes Sllovenisë.

XS
SM
MD
LG