Ndërlidhjet

Kerry: Nuk ka nevojë për prezencë ndërkombëtare në Jerusalem


Pamje arkivi.
Pamje arkivi.

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka deklaruar se propozimi per prezencën ndërkombëtare në Jerusalem nuk është i nevojshëm.

Ky propozim ka ardhur pas shpërthimit të dhunës mes palestinezëve dhe izraelitëve.

Në vend të kësaj, ka thënë Kerry, ajo që nevojitet është qartësi mbi premtimet nga ana e Izraelit për të ruajtur status quo-në kompleksin e nderuar nga hebrenjtë të njohur si ”Mali i Tempullit” dhe atë të xhamisë Al-Aksa, simboli i tretë i shenjtë i Islamit dhe një simbol i rëndësishme kombëtare për palestinezët.

“Ne nuk parashikojmë ndonjë ndryshim, por as Izraeli nuk parashikon,” u ka thënë Kerry, gazetarëve në një konferencë për media në Madrid, të Spanjës.
“Izraeli e dinë rëndësinë e kësaj status qoe. E rëndësishme është që të gjitha ta kuptojmë se çfarë do të thotë kjo. Ne nuk po kërkojmë ndryshime të reja. Ne nuk po kërkojmë që të huajt apo dikush tjetër të vi këtu. Duhet të kemi qartësi.’

Franca ka propozuar në Kombet e Bashkuara që të ketë prezencë ndërkombëtarë në Jerusalem, për të siguruar staus qou, në këtë pjesë ku hebrenjtë lejohen ta vizitojnë, por jo edhe të luten.

Sekretari Kerry ka thënë se jo vetëm SHBA-ja dhe Izraeli kundërshtojnë një veprim të tillë, po edhe Jordania, e cila zbaton marrëveshjen për këtë pjesë.

XS
SM
MD
LG