Ndërlidhjet

Qiproja kundërshton fillimin e negociatave BE- Turqi


 Ioannis Kasoulides.

Ioannis Kasoulides.

Qiproja ka thënë se nuk do të largohet nga kundërshtime e saja, për të lejuara fillimin e negociatave mes Bashkimi Evropianë dhe Turqisë, për procedurat e integrimit të kësaj të fundit në BE.

“Gjërat mbesin siç janë, ne nuk e japim pëlqimin tonë,” ka thënë ministri i jashtëm i Qipros, Ioannis Kasoulides, për transmetuesin publik grek,NET.

Ai iu referua në mënyrë specifike dy kapitujve, që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe të drejtat themelore të njeriut dhe drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

Qiproja, vend anëtarë i BE-së, që nga viti 2004, është ndarë pas pushtimit të Turqisë, në vitin 1974.

XS
SM
MD
LG