Ndërlidhjet

Jahjaga nis takimet për tejkalimin e krizës në Kuvend


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka filluar serinë e takimeve me liderët e partive politike në përpjekje për tejkalimin e bllokadës në Kuvend.

Fillimisht, ajo ka pritur kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kurse gjatë ditës, do të takohet edhe me Kryeministrin Isa Mustafa.

Po ashtu, Jahjaga synon që të takohet veç e veç me liderët e të gjitha partive politike parlamentare në vend për të diskutuar rreth gjetjes së një zgjidhjeje politike per krizën e krijuar.

Duke pas parasysh tensionet në raportet pozite-opozite, Jahjaga planifikon të realizojë takime të ndara edhe me shefat e grupeve parlamentare.

XS
SM
MD
LG