Ndërlidhjet

Turqi: Katër persona të dyshuar për sulmin në Ankara


Pamje arkivi.
Pamje arkivi.

Një gjykatë në Turqi ka vendosur në paraburgim katër persona të dyshuar, për përfshirje në sulmin me bomba në Ankara, që la të vdekur më shumë se 100 persona, raporton AFP.

Të dyshuarit vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Ata akuzohen për “fabrikim të mjeteve shpërthyese me qëllim për të vrarë” dhe “për tentim për të prishur rendin kushtetues”, kanë thënë zyrtarë lokal, duke mos dhënë detaje tjera.

Më 10 tetor nga dy sulme në Ankara, janë vrarë 95 persona.

Forcat e sigurisë kanë thënë se dyshojnë se pas sulmeve qëndrojnë militantë të grupit Shteti Islamik.

Shënjestër e shpërthimeve ka qenë një marshutë që bënte thirrje për t’i dhënë fund dhunës midis forcave turke dhe rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

XS
SM
MD
LG