Ndërlidhjet

logo-print

Sllovenia i bllokon migrantët në kufi


Migrantët sot duke pritur të kalojnë në Slloveni nga Kroacia në kufirin Tërnovec

Migrantët sot duke pritur të kalojnë në Slloveni nga Kroacia në kufirin Tërnovec

Autoritetet e Sllovenisë thonë se nuk kanë lejuar hyrjen e më tepër se 1 mijë migrantëve, që kanë ardhur nga Kroacia, pasi ishte plotësuar kuota ditore.

Një tren me afro 1,800 vetë, ka arritur gjatë natës, por vetëm 500 prej tyre, “që kishin më së shumti nevojë” janë lejuar të hyjnë në Slloveni, ka thënë sot zëdhënësi i policisë së Sllovenisë, Bojan Kitel.

Kroacia kishte kërkuar që Sllovenia t’i pranoj 5 mijë migrantë në ditë, por Sllovenia këmbëngul se do të lejoj hyrjen e gjysmës së këtij numri të imigrantëve.

Kjo ka shkaktuar grumbullim të migrantëve në Kroaci dhe Serbi.

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) ka njoftuar sot se më se 10 mijë migrantë aktualisht janë të bllokuar në Serbi.

Zëdhënësja e UNHCR-së, Melita Sunjiq, ka tërhequr vërejtjen për mungesa të ndihmave për migrantët e bllokuar në kufirin Serbi – Kroaci, duke thënë se “ka mungesë të usqimit, batanijeve, ne na mungon çdo gjë”.

Dhjetëra mijëra migrantë, shumica prej tyre duke u larguar nga dhuna në Siri, Afganistan dhe Irak, po udhëtojnë në veri nëpër Ballkan, me synim që të arrijnë në shtetet perëndimore të Bashkimit Evropian.

Migrantët e gjetën rrugën nëpër Slloveni, pasi Hungaria e mbylli kufirin e vet me Kroacinë dhe Serbinë”.

XS
SM
MD
LG