Ndërlidhjet

Zvicër: Fitore e partisë nacionaliste në zgjedhjet parlamentare


Lideri i Partisë Popullore të Zvicrës,Toni Brunner
Lideri i Partisë Popullore të Zvicrës,Toni Brunner

Qeveria federale e Zvicrës ka konfirmuar se më së shumti sukses në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Zvicër, ka pasur një parti nacionaliste, e cila shprehet kundër imigrimit, Bashkimit Evropian dhe islamit.

Në këtë mënyrë Zvicra, pas këtyre zgjedhjeve ka lëvizur nga qendra e majtë në qendrën e djathtë.

Rezultatet zyrtare të publikuara sot tregojnë se Partia Popullore e Zvicrës i ka fituar 29.4% të votave, që paraqet një rritje prej gati 3% në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, të mbajtura në vitin 2011, për Këshillin Kombëtar, që praktikisht është dhoma e ulët e parlamentit.

Partia Social Demokrate është plasuar në vendin e dytë, praktikisht pa ndryshim nga zgjedhjet paraprake, duke fituar 18.8%, ndërsa Demoratët e Rinj, parti probiznesore, ka fituar 16.4%.

Kjo dhomë i ka 200 deputetë.

Dalja në zgjedhje ishte 48.4%.

Analistët thonë se kjo dalje relativisht e ulët, mund të shpjegohet me lodhjen e votuesve, raporton agjencia AP nga Gjeneva.

XS
SM
MD
LG