Ndërlidhjet

Platini: Pagesa 2 milionë dollarë nga FIFA – legjitime


Michel Platini dhe Sepp Blatter duke u përshëndetur përzemërisht

Michel Platini dhe Sepp Blatter duke u përshëndetur përzemërisht

Presidenti i suspenduar i UEFA-s, Michel Platini, thotë se “është tërhequr në baltë” lidhur me hetimin për korrupsion në FIFA dhe beson se nuk e ka humbur mbështetjen për kandidaturën e tij për ta zëvendësuar Sepp Blatterin në krye të FIFA-s.

Zoti Platini, i cili së bashku me zotin Blatter, është i suspenduar për 90 ditë, ka konfirmuar se nuk ka kontratë të shkruar për pagesën prej 2 milionë dollarëve, që i ka marrë nga FIFA.

Në intervistën e e publikuar sot në të përditshmen parisiene, Le Mond, Michel Platini tha se nuk ka kontratë të shkruar për këtë shumë, që e ka marrë për këshillimin e presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, në periudhën 1998-2002.

“Kjo ishte çështje ndërmjet dy burrave”, tha Platini, duke rrezikuar sanksione të mëtejshme etike të FIFA-s, për shkak të publikimit të gjërave konfidenciale.

Pjesa më e madhe e shumës, për të cilën zhvillohen hetime nga prokurorët e Zvicrës si “pagesës jolojale” nga fondet FIFA-s, është paguar në vitin 2011.

Në një intervistë javën e kaluar, Sepp Blatter tha se pagesa ishte “marrëveshje e xhentëlmenëve”.

Si Platini, ashtu edhe Blatter, i kanë hedhur poshtë akuzat për keqbërje.

Ata janë ankuar kundër vendimit të datës 8 tetor për suspendim prej 90 ditësh.

Kjo pagesë e ka vënë nën dyshim synimin e zotit Platini për të garuar për president të FIFA-s.

XS
SM
MD
LG