Ndërlidhjet

Gjermani: Muri në kufirin me Austrinë nuk i ndalë migrantët


Pamje e migrantëve në Gjermani
Pamje e migrantëve në Gjermani

Ndërtimi i barrikadës përgjatë kufirit të Gjermanisë me Austrinë nuk do t’i ndalë migrantët nga hyrja në Gjermani, ka thënë sot Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel.

Këto komente u bënë pas raporteve se një grup i politikanëve konservatorë në Gjermani po punonin në propozimin për mbylljen e kufirit nëpërmjet të barrikadës, raporton agjencia Reuters nga Berlini.

Aktualisht, barrikadë të tillë ka ndërtuar Hungaria përgjatë kufirit të saj me Serbinë.

XS
SM
MD
LG