Ndërlidhjet

Serbi: Akademia të deklarohet lidhur me Kosovën


Pamje e Kuvendit të Serbisë në Beograd

Pamje e Kuvendit të Serbisë në Beograd

Këshilli për Kosovën i Kuvendit të Serbisë ka kërkuar sot nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, që të marrë qëndrim lidhur me deklaratën e presidentit të saj, Vlladimir Kostiq, se Kosova është e humbur për Serbinë, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

“Këshilli nuk e pranon këtë deklaratë, pasi konsideron se këto qëndrime personale e dobësojnë pozicionin e Serbisë në procesin e mëtejmë të normalizimit dhe e dekurajon popullin serb që të mbetet në Kosovë, ndërsa e inkurajon palën shqiptare që të besoj se është e mundshme që Serbia të heq dorë nga burimi i saj shpërtëror dhe ta pranoj Kosovën”, tha Millovan Drecun, nga Partia Progresive Serbe, njëherësh kryesues i këshillit parlamentar.

Më herët, Vlladimir Kostiq, ka deklaruar se Kosova faktikisht dhe formalisht është e humbur për Serbinë.

XS
SM
MD
LG