Ndërlidhjet

Kryeministri pakistanez në vizitë në SHBA


Nawaz Sharif

Nawaz Sharif

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, nesër e fillon një vizitë triditëshe në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar zyra e jashtme e Pakistanit.

Analistët presin që Uashingtoni do ta shfryzëtoj vizitën e Sharifit, për të kërkuar mbajtje të një rundi të ri të bisedimeve paqësore ndërmjet talibanëve dhe qeverisë afgane.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, u tha reporterëve se Pakistani tashmë ka luajtur rol të rëndësishëm në bisedimet për paqe në Afganistan.

Me ndërmjetësimin e Pakistanit, është mbajtur rundi i parë i bisedimeve direkte ndërmjet talibanëve dhe qeverisë afgane në muajin korrik, por negociatat ishin ndalur pas zbulimit për vdekjen e liderit taliban, Mullah Omar.

Më herët këtë muaj, kryeministri Sharif tha se po përpiqej t’i ripërtrinte bisedimet paqesore afgane.

Kjo vizitë e zotit Sharif po bëhet në kohën kur presidenti amerikan, Barack Obama, ka vendosur t’i mbajë trupat në Afganistan, duke pranuar se forcat afgane ende nuk janë të gatshme të qëndrojnë vetë, pa ndihmën ndërkombëtare.

Prej vitit 2009, Pakistani i ka marrë 4.6 miliardë dollarë ndihmë nga Uashingtoni.

Në vitin 2016, parashihet që Shtetet e Bashkuara mund ta ndihmojnë Pakistanin me 794 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG